Klubi i basketbollit Trepça po i konsolidon radhët për sezonin e ardhshëm.
Kampionia e Kosovës njofton se është përforcuar me basketbollistin amerikan, Cedric Russell, i cili luan në pozitën e organizatorit.
Russell së fundmi ka luajtur në kampionatin austriak me ekipin Traiskirchen Lions, ku i zhvilloi 29 ndeshje, ndërkohë që i pati 17,2 pikë për ndeshje, shkruan “Gazeta Express”.
Lojtari i pozitës 1 dhe 2 në edicionin e fundit e pati një saktësi prej 38.7% për 3 pikë, 3.7 kërcime dhe 2.2 asistime për ndeshje.
Para kampionatit austriak, Russell është paraqitur edhe në ABA 2 ligë me ekipin MZT Skopje.
Në NCAA Russell e ka zhvilluar karrierë në kolegjet Louisiana dhe Ohio State.
“Xehetarët” synojnë ta kenë një tjetër sezon dominues në basketbollin kosovar, por mëtojnë suksese edhe në garat evropiane. /Gazeta Express