VIDEO/ Rama prezanton skuadrën fituese të Korçës për Shqipërinë 2030 në BE - Gazeta Express
string(73) "video-rama-prezanton-skuadren-fituese-te-korces-per-shqiperine-2030-ne-be"

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2025 14:36

VIDEO/ Rama prezanton skuadrën fituese të Korçës për Shqipërinë 2030 në BE

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2025 14:36

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Korçë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.

Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së qarkut Korçë, duke renditur mandatet respektive për secilin prej tyre.Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Korçës mori gjashtë deputetë, katër prej të cilëve bëhet pjesë për herë të parë e Kuvendit të Shqipërisë.Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste po zhvillon në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.Niko Peleshi, mandati i tretëRomina Kuko, mandati i parëGenti Lakollari, mandati i parëBesa Spaho, mandati i parëBledi Çomo, mandati i parëIlirian Pendavinji, mandati i katërt