string(76) "pasi-hoqi-mbiemrin-e-babait-vajza-e-ish-ciftit-te-famshem-ndryshon-dhe-emrin"

Yjet

Gazeta Express

02/06/2025 19:59

Pasi hoqi mbiemrin e babait, vajza e ish-çiftit të famshëm ndryshon dhe emrin

Yjet

Gazeta Express

02/06/2025 19:59

Vajza 19-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, ka bërë së fundmi një paraqitje të veçantë

Vajza 19-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, ka bërë së fundmi një paraqitje të veçantë në një event të stilistes së njohur, Isabel, Marant. Ajo u shfaq si balerinë duke prezantuar një koreografi me emrin e ri, Shi.

Ky emër u përdor publikisht për herë të parë gjatë performancës së saj, disa muaj pasi Shiloh hoqi ligjërisht mbiemrin “Pitt”, duke përdorur vetëm mbiemrin e nënës së saj.

Mediat e huaja shkruajnë se vajza e ish-çiftit të famshëm, e njohur për talentin e saj në vallëzim, ishte e ftua në event, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe kritikëve.

Nuk dihet nëse “Shi” do të jetë emri i saj skenik afatgjatë, por ky hap njihet si pjesë e procesit të saj për krijimin e identitetit artistik.

Shiloh Jolie lindi më 27 maj të vitit 2006 në Namibi dhe është fëmija i parë biologjik i Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Ajo është pjesë e një familjeje me pesë fëmijë, duke përfshirë edhe ata të birësuar dhe binjakët.

aaaaa