Reagimet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme, duke e akuzuar artistin…
Në një sërë storiesh të publikuara në profilin e tij në Instagram, reperi SinBoy ka ndarë imazhe të vajzave të panjohura të fotografuara nga pas në ambiente publike duke pretenduar se ka pasur marrëdhënie seksuale me disa prej tyre brenda një periudhe të shkurtër.
Ai deklaroi se ka qenë me gjashtë, më pas shtatë dhe në fund tetë vajza, të gjitha brenda vetëm dy ditëve.
Në një nga postimet në InstaStory ai shkruan me ironi: “A shkojmë për tetë?”, ndërsa në tjetrën thotë: “Përkrahni këngën time të re, kam nevojë për para për prezervativë”.
Reagimet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme, duke e akuzuar artistin për objektivizim, përçmim ndaj grave dhe një mungesë të plotë etike në komunikimin publik.