string(64) "arsenali-do-te-tentoje-te-nenshkruaje-me-sulmuesin-100-milionesh"

Sport

Gazeta Express

10/05/2025 10:31

Arsenali do të tentojë të nënshkruajë me sulmuesin 100-milionësh

Sport

Gazeta Express

10/05/2025 10:31

Figura e Rafael Leão-s është sërish në qendër të merkatos.

Sulmuesi i talentuar portugez, një nga yjet kyç të AC Milan-it, mungoi në ndeshjen e kampionatit kundër Bologna-s për shkak të pezullimit, por fokusi i tij tashmë është te objektivi kryesor i sezonit: Kupa e Italisë.

Për Leão-n, fitimi i trofeve me Rossonerët është një motivim i vazhdueshëm. Që pas ngritjes së titullit të kampionit në 2022 dhe Superkupës në janar, ai nuk ka pushuar së ëndërruari të vazhdojë të shkruajë histori në San Siro.

Megjithatë, qëndrueshmëria e tij në Itali nuk është e garantuar. Pavarësisht se ka rikonfirmuar përkushtimin ndaj klubit, zhvillimet nga Anglia po e vënë në dyshim këtë premtim. Drejtori i ri sportiv i Arsenal-it, Andrea Berta, e ka vendosur anësorin portugez mes prioriteteve të tij për të përforcuar skuadrën e ‘Topçinjve’ për sezonin e ardhshëm. Sipas disa burimeve, klubi londinez do të ishte i gatshëm të ofronte afër 100 milionë euro për të siguruar firmën e tij.

Milani, pas ekuilibrimit të financave me shitjen e Sandro Tonali-t dhe përforcimit të ekipit me emra si Christian Pulisic dhe Tijjani Reijnders, e ka bërë të qartë se asnjë lojtar nuk është i paprekshëm. Leão nuk është zyrtarisht në shitje, por nëse mbërrin një ofertë kaq e madhe, drejtuesit e Milan-it mund të tundohen të ulen në tryezën e negociatave. E ardhmja e ‘numrit 10’ të Milan-it mund të jetë më afër Emirates Stadium-it sesa shumëkush e imagjinon.