Kërcet grushti në NBA - Gazeta Express
string(21) "kercet-grushti-ne-nba"

Basketboll

Gazeta Express

30/12/2024 10:18

Kërcet grushti në NBA

Basketboll

Gazeta Express

30/12/2024 10:18

Nata e mbrëmshme nuk ishte aspak e qetë në ligën më të fortë në botë të basketbollit – NBA.

Ndeshja mes Miami Heat dhe Houston Rockets është rikthyer në një arenë boksi.

Amen Thompson dhe Tyler Herron u bënë protagonistë të një përleshjeje, e cila eskaloi më pas duke i përfshirë të dy ekipet.

Në konfliktin fizik u përfshinë edhe zyrtarët e dy klubeve, krahas lojtarëve, disa prej së cilëve përfunduan në parket.

Pas këtij rasti, Thompson dhe Herron u përjashtuan nga loja, bashkë me trajnerin e Houstonit, Ime Udoka dhe ndihmësin e tij, Ben Sullivan.

NBA pritet të shqiptojë dënime të reja për protagonistët e këtij incidenti, të cilin mund ta shihni më poshtë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement