Referi boshnjak e goditi me trofe trajnerin kosovar, reagon Federata e Kickboxit - Gazeta Express
string(79) "referi-boshnjak-e-goditi-me-trofe-trajnerin-kosovar-reagon-federata-e-kickboxit"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/11/2024 13:30

Referi boshnjak e goditi me trofe trajnerin kosovar, reagon Federata e Kickboxit

Sporte tjera

Gazeta Express

25/11/2024 13:30

Referi malazez e goditi me trofe trajnerin kosovar, reagon Federata e Kickboxit

Federata e Kickboxit të Kosovës ka reaguar pas sulmit fizik të referit malazez ndaj trajnerit kosovar, shkruan “Gazeta Express”.

Më saktësisht, gjyqtari boshnjak Feđa Trbonja e goditi me trofe trajnerin e kickboxit të Fight Club Arbër, Migjen Basha, në turneun e mbajtur në fundjavën që shkoi në Cetinje të Malit të Zi, të organizuar nga KBM “Lovçen”.

View this post on Instagram

A post shared by 122_mne_video (@122_mne_video)

Federata kosovare e ka dënuar ashpër këtë incident dhe këtë dhunë që ndodhi pas meçit të garuesit kosovar, Nart Mehmeti.

Si rrjedhojë e vendimit të gjyqtarit, trajneri i Nartit reagoi ndaj tij dhe papritmas referi e qëlloi me trofe.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Federatës së Kickboxit të Kosovës përmes kryetarit Fatmir Makolli. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement