KB Peja ndahet me yllin e saj - Gazeta Express
string(29) "kb-peja-ndahet-me-yllin-e-saj"

Basketboll

Gazeta Express

21/11/2024 14:23

KB Peja ndahet me yllin e saj

Basketboll

Gazeta Express

21/11/2024 14:23

Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar sot se është ndarë me basketbollistin amerikan, Darnell Cowart Jr.

Verdhezinjtë nuk i kanë treguar arsyet e sakta, por kanë njoftuar se kishin mosmarrëveshje me yllin e tyre.

Lojtari amerikan i ishte bashkuar ekipit në muajin shtator dhe eksperienca e tij në basketbollin kosovar ishte e shkurtër, shkruan “Gazeta Express”.

KB Peja njofton që basketbollisti Darnell Cowart Jr. nuk do të jetë më pjesë e skuadrës tonë për pjesën e mbetur të sezonit. Cowart ishte pjesë e skuadrës nga muaji shtator, por pas disa mosmarrëveshjeve – kemi vendosur që të mos vazhdojmë aventurën e përbashkët. ZemraRrehMeTy”, njoftoi klubi pejan.

Darnell Cowart Jr. pati mesatare solide prej 16,5 pikësh për ndeshje në periudhën sa luajti në “Karagaç”.

Peja nuk e ka nisur dhe aq mirë sezonin aktual duke i regjistruar katër fitore dhe duke i pësuar pesë humbje. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement