string(90) "humbi-jeten-pas-aksidentit-tragjik-ne-tirane-durres-18-vjecari-djali-i-biznesmenit-durrsak"

Shqiperi

Gazeta Express

23/08/2024 11:21

Humbi jetën pas aksidentit tragjik në Tiranë-Durrës, 18-vjeçari djali i biznesmenit durrsak

Shqiperi

Gazeta Express

23/08/2024 11:21

Arlis Troplini është 18-vjeçari i cili humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se 18-vjeçari është djali i biznesmenit nga Durrësi Fatos Troplini. I riu ndiqte studimet në një universitet privat në Tiranë. Policia njoftoi ditën e sotme, se pas aksidentit I riu u transportua në spital por për shkak të plagëve të marra nuk mund t’ia dilte dhe ndërroi jetë.

“Arlisi la një dhimbje të madhe tek njerëzit e tij më të dashur. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Arlisit. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju!”, thuhet në mesazh.

aaaaa