Jahjaga: Përkushtimi i Bujar Bukoshit për shtetndërtim do të mbetet pjesë e pandashme e historisë - Gazeta Express
string(96) "jahjaga-perkushtimi-i-bujar-bukoshit-per-shtetndertim-do-te-mbetet-pjese-e-pandashme-e-historise"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 10:06

Jahjaga: Përkushtimi i Bujar Bukoshit për shtetndërtim do të mbetet pjesë e pandashme e historisë

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 10:06

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar për vdekjen e Bujar Bukoshit, ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, duke thënë se përkushtimi i tij për shtetndërtim do të mbetet në historinë tonë kombëtare.

“Kosova paska humbë një njeri të urtë, të përkushtuar dhe me vlera të larta njerëzore e shtetformuese siç ishte Bujar Bukoshi. Përkushtimi i tij për lirinë dhe shtetndërtimin do të mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. Në këto çaste dhimbjeje, bashkëndjej thellë me familjen Bukoshi dhe me të gjithë ata që ndanë me të idealin për një Kosovë të lirë e demokratike. Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij”, ka shkruar Jahjaga.

Bukoshi vdiq sot pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare. Ai ishte një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement