Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj, nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme gjyqësore, por u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës, Ermir Beta. Nëpërmjet tij, Veliaj kërkoi zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke propozuar vendosjen e një garancie pasurore, pa përcaktuar një shumë të saktë, por duke ia lënë vlerësimin gjykatës.
Megjithatë, kërkesa u refuzua nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili vendosi të mos ndryshojë masën, duke konfirmuar arrestin me burg të caktuar më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim në Durrës që prej datës 10 shkurt 2025 dhe po hetohet nga SPAK.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...