"Kosova, Kosova", Vjosa Osmani nis festën në Paris pas suksesit të Distria Krasniqit - Gazeta Express
string(80) "kosova-kosova-vjosa-osmani-nis-festen-ne-paris-pas-suksesit-te-distria-krasniqit"

Sporte tjera

Gazeta Express

28/07/2024 13:32

“Kosova, Kosova”, Vjosa Osmani nis festën në Paris pas suksesit të Distria Krasniqit

Sporte tjera

Gazeta Express

28/07/2024 13:32

Distria Krasniqi pati performancë të jashtëzakonshme deri më tani në Lojërat Olimpike të Parisit.

Kampionia olimpike arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë në xhudo, shkruan Gazeta Express.

E delegacioni i Kosovës në Paris ka nisur festën pas dy fitoreve të mëdha të xhudistes kosovare.

Në një video të publikuar nga këshilltarja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Egnesa Vitia, shihet e para e vendit duke brohoritur: Kosova, Kosova, së bashku me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Distria Krasniqi tashmë ka mësuar edhe kundërshtaren që do ta ketë në gjysmëfinale.

Xhudistja kosovare do të përballet me italianen, Odettte Giuffrida, në pengesën e fundit para finales së madhe. Ky duel do të zhvillohet pas orës 16:00

Advertisement
Advertisement
Advertisement