Kjo ishte festa e Osmanit dhe Kurtit, pas triumfit të Donjeta Sadikut në meçin e parë në Olimpiadë - Gazeta Express
string(97) "kjo-ishte-festa-e-osmanit-dhe-kurtit-pas-triumfit-te-donjeta-sadikut-ne-mecin-e-pare-ne-olimpiade"

Boks

Gazeta Express

27/07/2024 22:13

Kjo ishte festa e Osmanit dhe Kurtit, pas triumfit të Donjeta Sadikut në meçin e parë në Olimpiadë

Boks

Gazeta Express

27/07/2024 22:13

Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike.

Boksierja kosovare triumfoi në raundin e parë në kategorinë deri në 60 kilogramë ndaj tajlandezes, Thananya Somnuek.

Tri raundet ishin mjaft të barabarta edhe me pikët nga juria, shkruan Gazeta Express.

Teksa, me vendim të ndarë, tre gjyqtarë ia dhanë pikët Sadikut, kurse dy të tjerë Somnuek, për nisjen e mbarë të boksieres tonë.

E nga tribunat këtë duel e përcollën edhe krerët e Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, teksa iu gëzuan fitores së boksieres sonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement