Pas suksesit të jashtëzakonshëm, boksieri Mersim Zeqiri bën ngritje të hatashme në ranglistën botërore - Gazeta Express
string(101) "pas-suksesit-te-jashtezakonshem-boksieri-mersim-zeqiri-ben-ngritje-te-hatashme-ne-ranglisten-boterore"

Boks

Gazeta Express

24/07/2024 22:48

Pas suksesit të jashtëzakonshëm, boksieri Mersim Zeqiri bën ngritje të hatashme në ranglistën botërore

Boks

Gazeta Express

24/07/2024 22:48

Mersim Zeqiri po i shijon momentet më të mira të karrierës.

Boksieri shqiptar nga Maqedonia e Veriut së fundmi i fitoi dy tituj internacional – UBO e UBF në boksin profesional në gala mbrëmjen “Garana Fight Night”, që u mbajt në fshatin Garanë të Kërçovës.

Dhe, pasi e arriti fitoren e gjashtë brenda më pak se një viti dhe falë titujve të fituar, Zeqiri ka arsye shtesë të festojë.

Kjo pasi promotori Avdyl Salihu e ka dhënë një lajm të madh për boksierin që e ka në menaxhim.

“Pas titujve të fituar bokseri ynë Mersim Zeqiri rankohet lart edhe në boxrec duke u plasuar i 187 në botë. E gjithë kjo vjen pas punës maksinale që po bëjmë tani më 1 vjet. Management Promotion – ArenaRing. Manager Dyli Salihu.”

Siç dihet, gjatë fundjavës që shkoi, Zeqiri i bëri krenarë krejt shqiptarët, anembanë botës.

Boksieri nga Garana e Kërçovës në Maqedoninë e Veriut e fitoi meçin më të rëndësishëm të karrierës, me ç’rast u stolis edhe me titujt internacional – UBO e UBF.

Në një organizim fantastik dhe në një atmosferë të jashtëzanshme, Zeqiri u tregua me zemër luani duke fituar në fshatin e tij – Garanë ndaj boksierit nga Veneziela, Gregorio Dominguez.

Nata gala e boksit e quajtur “Garana Fight Night” u organizua në perfeksion, ndërsa meçi i Zeqirit ishte i gjashti dhe i fundit, respektivisht kryesori i natës, ndërsa paraprakisht boksuan shqiptarët tjerë: Victor Cakiqi, Ndriçim Emini, Aleksander Kallashi, John Jini e Dielli Vranovci.

Zeqiri nuk i zhgënjeu shikuesit që kishin shkuar për ta përcjellë, por as ata që e ndoqën përmes ekraneve televizive.

Ai madje u pa me lot në sy pas vendimit të gjyqtarit pasi ky meç për të ishte special sepse e zhvilloi para njerëzve të tij.

Kjo fitore e madhe ia hap dyert boksierit me banim në Zvicër që tash e tutje të synojë tituj të tjerë, derisa seria e tij është perfekte në boksin profesionist – 6 fitore në 6 meçe.

Një meritë të madhe për këtë organizim dhe për zhvillimin e karrierës së Mersim Zeqirit e ka edhe promotori Avdyl Salihu.