“Gulizar” me regji dhe skenar nga Belkis Bayrak, dhe me bashkëproducenten nga Kosova Valmira Hysenin do të shfaqë premierën evropiane në Festivalin e San Sebastianit në kuadër të programit New Directors.
Projekti filmik njëherit edhe bashkëprodhimi i parë me Turqinë është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e vitit 2021, si dhe ka fituar “best pitch” ne Prifest. Filmi është xhiruar në Stamboll dhe Prizren, për ta realizuar post/produksionin tek In My Country Post-Production në Prishtinë.
Producentët e filmit janë Murat Bayrak, Valmira Hyseni, Mehmet Bahadir Er, prodhuar nga Saba Film, Plan Bee Films, Protim V.P.
Rrolet krysore: Ecem Uzun, Bekir Behrem, Hakan Yufkacigil, Ernest Malazogu, Asli
Içözü dhe me kinematografinë nga Kürsat Üresin.
/Express