Trabzonspori lëshon deklaratë zyrtare rreth Mohamed Salahut - Gazeta Express
string(59) "trabzonspori-leshon-deklarate-zyrtare-rreth-mohamed-salahut"

Futboll

Gazeta Express

04/08/2026 23:00

Trabzonspori lëshon deklaratë zyrtare rreth Mohamed Salahut

Futboll

Gazeta Express

04/08/2026 23:00

Trabzonspori ka nisur zyrtarisht negociatat për transferimin e yllit egjiptian, Mohamed Salah, në një lëvizje që mund të shndërrohet në një nga goditjet më të mëdha të këtij afati kalimtar.

Klubi turk e konfirmoi lajmin të martën në mbrëmje përmes një komunikate zyrtare të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social X.

“Kanë filluar negociatat për transferimin e Mohamed Salah në klubin tonë”, thuhet në njoftimin e Trabzonsporit.

Përtej këtij konfirmimi, klubi nuk dha detaje të tjera. Nuk është bërë e ditur vlera e mundshme e transferimit, kohëzgjatja e kontratës apo faza në të cilën ndodhen bisedimet mes palëve.

Vetëm pak minuta para publikimit të komunikatës, llogaria zyrtare e Trabzonsporit kishte postuar një video me tre piramidat e Egjiptit, një sinjal i qartë që aludonte për afrimin e afërt të Mohamed Salah.

Tashmë mbetet të shihet nëse negociatat do të përfundojnë me sukses dhe nëse kapiteni i kombëtares së Egjiptit do të nisë një aventurë të re në futbollin turk.

Advertisement
Advertisement
Advertisement