Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë tuaja me një super panel.
Të ftuar në studio janë Ismet Munishi dhe Granit Begollit, analist të përhershëm të emisionit “Favorit”, të cilëve u bashkohen edhe Lavdim Pireva, Driton Latifi dhe Drin Ejupi.
Ismet Munishi thotë se mesfusha e Francës nuk po ka kreativitet mjaftueshëm.
“Me prit nga Tchouameni e Camavinga me asistu të delë mjekra, janë të mirë në mbrojtje, por jo edhe përpara në sulm”, tha ai.
“Francën e shoh si imitim të PSG-së, po e bëjnë një lojë pa shije me shumë yje në ekip”, shtoi ai.
Tutje, ai foli edhe për Holandën.
“Holandën s’e kam pritë me pa kaq të mirë këtë Europian. Më kanë befasu për të mirë, madje edhe Depayn kur e kam pa t’u lujtë mirë, kam thanë që ka diçka edhe prej Holandës”, përfundoi ai.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...