Alvaro Morata pritet të pensionohet nga kombëtarja e Spanjës pas Europianit - Gazeta Express
string(75) "alvaro-morata-pritet-te-pensionohet-nga-kombetarja-e-spanjes-pas-europianit"

Sport

Gazeta Express

08/07/2024 16:38

Alvaro Morata pritet të pensionohet nga kombëtarja e Spanjës pas Europianit

Sport

Gazeta Express

08/07/2024 16:38

Morata ka bërë një deklaratë në të cilën nuk e ka fshehur se po mendon për fundin e karrierës së tij në përfaqësuese.

“Në futboll, asgjë nuk është e pamundur, por ndonjëherë është e vështirë për mua për shkak të kritikave të forta në Spanjë”, filloi Morata.

“Dua ta përfundoj këtë turne në mënyrën më të mirë të mundshme sepse është i fundit për mua me fanellën e kombëtares”, shtoi ai.

“Mund të them lamtumirë pas Kampionatit Evropian. Është një mundësi, por nuk do të doja të flisja shumë për këtë tani,” tha Morata.

Kujtojmë se Spanja përballet me Francën nesër nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së Europianit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement