“S’e merituam eliminimin”, Yakin: U shkaktuam probleme të mëdhenjve - Gazeta Express
string(62) "se-merituam-eliminimin-yakin-u-shkaktuam-probleme-te-medhenjve"

Sport

Gazeta Express

07/07/2024 12:09

“S’e merituam eliminimin”, Yakin: U shkaktuam probleme të mëdhenjve

Sport

Gazeta Express

07/07/2024 12:09

Rrugëtimi i Zvicrës në Euro 2024 përfundoi në mënyrë mjaft dramatike. Helvetët u mposhtën vetëm pas penalltive nga Anglia në fazën çerekfinale, por paraqitjet e tyre në Gjermani kanë lënë mbresa pozitive.

Në fund të ndeshjes, trajneri Murat Yakin u shpreh i zhgënjyer për eliminimin.

“Një eliminim që dhemb shumë. U përpoqëm dhe krijuam shumë raste. Jam i zhgënjyer për lojtarët e mirë dhe për të gjithë kombin zviceran.

Anglia nuk shfaqi shumë rrezikshmëri. Nuk e meritonim të shkonim në shtëpi, por mund të qëndrojmë krenar”.

Murat Yakin shtoi se loja e mirë nuk mjaftoi ndaj “Tre Liuanëve” të Southgate, ndërsa penalltitë janë fat sipas tij.

“Paraqitja e mirë nuk mjaftoi për të kaluar më tutje. Penalltitë janë çështje fati, por ne nuk e kishim me vete.

Në këtë Europian, i krijuam Kombëtareve të mëdha shumë probleme, kështu që largohemi nga Gjermania me kokën lart“.

Advertisement
Advertisement
Advertisement