BILD me version tjetër, shkruan se tifozët anglezë sulmuan serbët - disa u arrestuan - Gazeta Express
string(81) "bild-me-version-tjeter-shkruan-se-tifozet-angleze-sulmuan-serbet-disa-u-arrestuan"

Futboll

Gazeta Express

16/06/2024 19:12

BILD me version tjetër, shkruan se tifozët anglezë sulmuan serbët – disa u arrestuan

Futboll

Gazeta Express

16/06/2024 19:12

Një përleshje mes tifozëve ndodhi në Gelsenkirchen të Gjermanisë, aty ku pas pak do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë.

Fillimisht në rrjete sociale u raportua se tifozët anglezë ishin përleshur me ata serbë, shkruan Gazeta Express.

Por, më vonë, Sky Sports doli me një video, duke thënë se autoritetet gjermane u kanë thënë atyre se tifozët shqiptarë janë përleshur me ata serb dhe se nuk ka pasur përfshirje të tifozëve anglezë.

Por, mediumi i madh gjerman, BILD tani thotë se tifozët anglezë u sulmuan me ata serbë.

Sipas tyre, huliganët anglezë kanë sulmuar tifozët serbë të cilët ishin ulur të qetë në restorant.

BILD thotë se ka tifozë të arrestuar, teksa policia e ka vënë situatën nën kontroll.

Anglia do të përballet me Serbinë sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Kampionatit Evropian. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement