Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja.
Në emisionin e sotëm ishte i ftuar në lidhje direkte edhe Klodian Duro, ish-futbollist i Kombëtares së Shqipërisë.
Ai konfirmoi besimin e tij në Shqipërinë në “EURO 2024”.
“Është një grup shumë, shumë i vështirë, por besoj në Shqipëri, pasi kjo e fundit siguroi kualifikimin nga vendi i parë, para Polonisë e Çekisë”, tha ai fillimisht.
Tutje, ai edhe e komplimentoi panelin e emisionit “Favoriti i Europianit”.
“Me të vërtetë, ka moti kohë që s’kam parë këso studio (paneli) të mirë në Kosovë. Ju përgëzoj për zgjedhjet e bëra, sepse emra si Prekazi, Munishi, Batatina e Begolli e pasurojnë futbollin e Kosovës”, shtoi ai./GazetaExpress/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...