Kampionati Evropian do të fillojë pas dy ditësh në Gjermani.
E në këtë event madhor do të garojë edhe Shqipëria, për herë të dytë në histori, shkruan Gazeta Express.
SofaScore ka publikuar disa statistika të Shqipërisë në prag të fillimit të Evropianit.
“Shqipërisë i duhet mrekullia, në Euro 2016 ishte për t’u respektuar”, ishte teksti që shkroi Sofascore për kuqezinjtë.
Shqipëria është në grupin e vdekjes, së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.