Taravari: Është moment për mobilizim dhe frymëzim, presim ndryshimin - Gazeta Express
string(66) "taravari-eshte-moment-per-mobilizim-dhe-frymezim-presim-ndryshimin"

Taravari: Është moment për mobilizim dhe frymëzim, presim ndryshimin

Maqedoni

Gazeta Express

18/04/2024 13:46

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, tha se sot do të kenë një takim koordinues të koalicionit.

Taravari tha se është një moment i veçantë sepse për herë të parë në këto zgjedhje ka një bashkim të plotë të opozitës.

Lexo Edhe:

“Kjo sic e kemi thënë në shumë raste garanton fitoren pasi të gjithë zgjedhjet shumica e votave kanë qenë vota pro opozitës. Është moment për mobilizim, për frymëzim dhe angazhim të gjithë strukturave për një mbështetje që e presim prej qytetarëve”, tha Taravari.

Ai tha se kudo që shkojnë në këtë fushatë kanë një përkrahje të jashtëzakonshme dhe se problemi kryesor është varfëria, shtrenjtimi i çmimeve, rrogat e vogla, kushtet e jetës.

“Kjo shkakton edhe problem tjetër më të madh që kemi ajo është largimi i të rinjve. Të rinj largohen për atë se rrogat janë të vogla dhe vështirë mund të gjejnë punë këtu”, tha Taravari.