2 persona të cilët morën peng një 68-vjeçar në Elbasan janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Përfitimi”.
Ka qenë 68-vjeçari ai që ka kallëzuar në polici se për motive të dobëta 2 persona e kishin marrë peng për disa minuta në një makinë, si dhe ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...