Gjeorgjia ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në Kampionat Evropian.
Kombëtarja e drejtuar nga Willy Sagnol eliminoi sonte Greqinë në finale të “Play-Offit” për kualifikimin në “Euro 2024”, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e luajtur në stadiumin nacional “Boris Paichadze” në Tbilisi nuk prodhoi gola përgjatë kohës së rregullt, por as pas vazhdimeve prej 30 minutave.
Fituesi u vendos vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë u treguan gjeorgjianët duke triumfuar me rezultatin 4:2.
Gjeorgjia do të jetë pjesë e Grupit F në Evropian, bashkë me Portugalinë, Turqinë dhe Republikën Çeke.
/Gazeta Express/