Llapi e ka një mundësi të artë sot për t’iu afruar kreut - Gazeta Express
string(55) "llapi-e-ka-nje-mundesi-te-arte-sot-per-tiu-afruar-kreut"

Futboll

Gazeta Express

22/02/2024 9:51

Llapi e ka një mundësi të artë sot për t’iu afruar kreut

Futboll

Gazeta Express

22/02/2024 9:51

Llapi do ta ketë një mundësi të artë sot për t’iu afruar kreut të tabelës.

Llapjanët i fërkuan duart dje pas humbjes së Ballkanit nga Drita në derbin e xhiros së 21-të të Superligës së futbollit.

Kjo për shkak të me një fitore eventuale sot, trupa e Tahir Batatinës mund t’i afrohet liderit nga Suhareka në vetëm një pikë, shkruan “Gazeta Express”.

Aktualisht, therandasit janë katër pikë përpara llapjanëve dhe Dritës, e cila me fitoren e madhe të regjistruar dje u rikthye në garë për titull të kampionit.

Natyrisht, për ta arritur këtë, Llapi duhet ta mposht sot Fushë Kosovën në udhëtim.

“Pampurat” po ashtu kanë nevojë për pikë pasi e kanë trenin e fundit për të mbetur eventualisht në Superligë.

Aktualisht, Fushë Kosova pas 20 xhirosh të zhvilluara e gjen veten në pozitën e parafundit në tabelë me 10 pikë më pak se Gjilani, i cili e mban vendin e tetë, i cili dërgon në “play-out”.

Ndeshjet e sotme të ligës elitare kosovare do të nisin në orën 13:00. /Gazeta Express/