Time Kadrijaj nga Aleanca në Kosova Live në T7, ka thënë se ‘’s’po e kupton insistimin’’ e lideri të LVV’së për takim me Aleancën.
Kjo pasi që, ka shtuar Kadrijaj, në mandatin e kaluar, Kurti e ka injoruar Aleancën duke mos e ftuar në takim.
‘’Ju e keni pa që edhe takimet paraprake nuk kanë qenë të sinqerta, për shembull në mandantin e kaluar nuk e ka ftuar Aleancën në takim, e ka injoruar, s’po muj me kuptu tash insistimin. Ne i kemi parashtru kërkesat, le të reflekton Albin Kurti, le të del le të thotë që i ‘’plotësojmë këto kërkesa që i ka parashtruar Aleanca’’, ne jemi zotuar që do të qëndrojmë në sallë.’’, ka thënë Kadrijaj në T7, përcjell Gazeta Express.