Policia flet për Express pasi një person ka mbetur në "Via Ferrata" në Pejë, dyshohet se është lënduar - Gazeta Express
string(99) "policia-flet-per-express-pasi-nje-person-ka-mbetur-ne-via-ferrata-ne-peje-dyshohet-se-eshte-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2024 16:56

Policia flet për Express pasi një person ka mbetur në “Via Ferrata” në Pejë, dyshohet se është lënduar

Lajme

Gazeta Express

21/02/2024 16:56

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se rreth orës 15:30 janë njoftuar për një person të ngujuar në kilometrin e tretë të “Via Ferrata”.

Gashi ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit, ndërkohë që ende s’dihen lëndimet e pësuara.

“Rreth orë 15: 30 policia është njoftuar se në “Via Ferrata”, në km e 3’të një person ka mbetë aty dhe është lëndu. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarfikësit. Nuk dihen ende lëndimet”, ka thënë ai për Express.

Ndërkohë Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare kanë njoftuar se kanë pranuar thirrje për ndihëm në njërën prej “Via Ferrata-ave” në Pejë.

“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej Via Ferrata-ve në Pejë.

Shpëtuesit tanë së bashku me zjarrëfikësit e kanë lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit.

Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement