Basketbollistja transgjinore e synon WNBA-në: Nëse më telefonojnë, nuk do të them jo - Gazeta Express
string(82) "basketbollistja-transgjinore-e-synon-wnba-ne-nese-me-telefonojne-nuk-do-te-them-jo"

Sport

Gazeta Express

06/08/2026 11:30

Basketbollistja transgjinore e synon WNBA-në: Nëse më telefonojnë, nuk do të them jo

Sport

Gazeta Express

06/08/2026 11:30

Julie Tetard, basketbollistja 1.90 m e gjatë që këtë sezon luajti për Monacon, ka zbuluar se ende ëndërron një karrierë në WNBA, duke deklaruar se do të pranonte pa hezitim një ofertë nga liga më e fortë e basketbollit të femrave në botë.

Megjithatë, deklaratat e saj vijnë në një moment delikat, kur pjesëmarrja e atleteve transgjinore në garat e femrave po shkakton polemika të forta në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë.

Sipas “Daily Mail“, 34-vjeçari, e cila luan në rolin e qendrës, mbylli një sezon të shkëlqyer 2025–2026 me skuadrën e Monacos, duke dominuar Ligue 2—kategorinë e dytë të kampionatit francez të basketbollit.

Tetard u shpall shënuesja dhe kërcyesja më e mirë e kampionatit, me mesatare mbresëlënëse prej 21 pikësh dhe 20 ribaundesh për ndeshje.

Në muajin mars, ajo regjistroi njërën prej paraqitjeve më të mira të sezonit, duke e mbyllur takimin me 21 pikë dhe plot 30 ribaunde—një rekord absolut.

Pavarësisht shifrave të jashtëzakonshme, fakti që nuk u shpall Lojtarja Më e Vlefshme (MVP) e Ligue 2 shkaktoi reagime dhe zemërim te mediat dhe tifozët në Francë.

Gjithsesi, ajo u vlerësua me çmimet si Lojtarja e VititLojtarja Mbrojtëse e Vitit dhe Lojtarja Franceze e Vitit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement