Haziri bisedon me dy deputetët e LVV-së para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit - Gazeta Express
string(89) "haziri-bisedon-me-dy-deputetet-e-lvv-se-para-vazhdimit-te-seances-konstituive-te-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 11:31

Haziri bisedon me dy deputetët e LVV-së para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 11:31

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është përshëndetur dhe ka biseduar në Kuvend me dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci e Blerim Gashi.

Pasi u përshëndetën, Haxhiri dhe Bajqinovci e Gashi biseduan për rreth 3 minuta, me t’u kthyer në sallën kryesore të Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive.

Para fillimit të seancës konstituive, Haziri tha se do t’i vazhdojnë takimet me LVV-në për formimin e institucioneve të reja.

Ai tha se qytetarët kërkojnë stabilitet dhe normalitet. Tha se do duhet të punojnë “në një agjndë zhvillimore, në një agjendë që Kosovës i jep mundësi”.

“Takimet do të vazhdojnë. Takimet janë të hapura, do të vazhdojnë në çdo kohë. Nuk ka orar të determinuar, kështu që 24 orë, 7 ditë, do të punohet për t’u arritur ky qëllim”, tha ai.

“Krejt në fund, është vullnet politik”, shtoi Haziri.

Kryeministri në detyrë, kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u takuan të martën dhe të mërkurën, pa arritur ndonjë marrëveshje për formimin e institucioneve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement