U dehidratuan, s’mund të vijonin lëvizjen - Forcat Ajrore shqiptare shpëtojnë tre turistë të bllokuar në Malin e Çikës - Gazeta Express
string(114) "u-dehidratuan-smund-te-vijonin-levizjen-forcat-ajrore-shqiptare-shpetojne-tre-turiste-te-bllokuar-ne-malin-e-cikes"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 11:01

U dehidratuan, s’mund të vijonin lëvizjen – Forcat Ajrore shqiptare shpëtojnë tre turistë të bllokuar në Malin e Çikës

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 11:01

Tre turistë janë shpëtuar nga Forca Ajrore të Shqipërisë, pas një operacioni të suksesshëm kërkim-shpëtimi (SAR) në zonën e Malit të Çikës.

Ata kishin mbetur në vështirësi për shkak të dehidratimit dhe pamundësisë për të vijuar lëvizjen në terrenin e thyer malor.

 Pas sinjalizimit, Forca Ajrore ndërhyri me helikopterin Cougar, duke bërë të mundur evakuimin e tyre nga zona e vështirë.

Tre turistët u transportuan më pas drejt një zone të sigurt, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore

Advertisement
Advertisement
Advertisement