Grand Slam i Baku: Loriana Kuka mundet në çerekfinale, vazhdon në repesazh - Gazeta Express
string(72) "grand-slam-i-baku-loriana-kuka-mundet-ne-cerekfinale-vazhdon-ne-repesazh"

Sporte tjera

Gazeta Express

18/02/2024 10:18

Grand Slam i Baku: Loriana Kuka mundet në çerekfinale, vazhdon në repesazh

Sporte tjera

Gazeta Express

18/02/2024 10:18

Loriana Kuka është ndalur në fazën çerekfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare u mund në çerekfinale nga gjermania, Anna Monta Olek në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Paraprakisht, Kuka kishte shënuar dy fitore radhazi, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Loriana ka ende shanse të fitojë medaljen e bronztë në këtë garë.

Ajo do të garojë në repesazh, ku fillimisht do të ndeshet me ukrainasen, Yelyzaveta Lytvynenkon.