Laura Fazliu e ka nisur me fitore ditën e saj në Grand Slamin e xhudos, në Baku të Azerbajxhanit.
Pasi kaloi xhiron e parë pa luftë, ajo në të dytin triumfoi ndaj xhudistes nga Republika Qendrore Afrikane, Nadia Matchiko Guimendegon.
Xhudistja kosovare përballjen e fitoi me “Ippon”.
Laura Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë. /Gazeta Express/