Nesër Grand Slami i Bakus, Kosova paraqitet me katër xhudistë - Gazeta Express
string(60) "neser-grand-slami-i-bakus-kosova-paraqitet-me-kater-xhudiste"

Sporte tjera

Gazeta Express

15/02/2024 16:13

Nesër Grand Slami i Bakus, Kosova paraqitet me katër xhudistë

Sporte tjera

Gazeta Express

15/02/2024 16:13

Nesër do të fillojë Grand Slami i xhudos që zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

Kosova do të paraqitet me 4 xhudistë në Grand Slam Baku në një konkurrencë mjaft të fortë.

Grand Slam i Bakus do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 62 shtete, 404 garues, nga të cilët 226 meshkuj dhe 178 femra.

Nora Gjakova, Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka janë xhudistët kosovarë që marrin pjesë në këtë turne.

Nora ndeshet nesër, Laura e Dardani ndeshen të shtunën, kurse Loriana ndeshet të dielën.

Garuesit do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit Fatos Tabaku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement