Luigj Quni vazhdon me Amicitia Zurich, Arlinda Hajdari me Bjerringbro - Gazeta Express
string(68) "luigj-quni-vazhdon-me-amicitia-zurich-arlinda-hajdari-me-bjerringbro"

Sport

Gazeta Express

13/02/2024 17:07

Luigj Quni vazhdon me Amicitia Zurich, Arlinda Hajdari me Bjerringbro

Sport

Gazeta Express

13/02/2024 17:07

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Luigj Quni, ka vazhduar edhe për tri vjet kontratën me skuadrën e suksesshme zvicerane, Amicitia Zurich.

Pivoti Quni është kapiten i skuadrës, me të cilën ka fituar Kupën e Zvicrës në vitin 2022. Me kontratën e re, Quni do të jetë te skuadra nga Zurichu deri në vitin 2027.

Tek Amicitia Zurich janë shprehur shumë të lumtur që do ta kenë kosovarin në radhët e tyre edhe për tri vjet të tjera.

Me shumë sukses këtë kampionat po paraqitet edhe hendbollistja e Kombëtares sonë, Arlinda Hajdari. Ajo po shfaq vlerat në kampionatin e Danimarkës, që është prej më cilësorëve në botë.

Së fundi Arlinda e ka vazhduar edhe për një vit kontratën me skuadrën Bjerringbro, për të cilën do të paraqitet edhe edicionin garues 2024/2025.

Te Bjerringbro e kanë vlerësuar shumë lartë kontributin e Arlindës në mbrojtje dhe në sulm, ndërsa kanë shprehur gëzimin që do ta kenë edhe më tutje në skuadër. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement