Alexander Zverev është gjysmëfinalisti i katërt dhe i fundit i turneut prestigjioz të tenisit, Australian Open.
Tenisti gjerman triumfoi në çerekfinale ndaj bartësit të dytë në botë, Carlos Alcaraz 3:1 në sete.
Zverev i fitoi me lehtësi dy setet e parë (6:1, 6:3), para se të mposhtej 6:7 në të tretin.
Por, gjithçka mori fund në setin e katërt ku Zverev triumfoi 6:4.
Kësisoj, Zverev kualifikohet në gjysmëfinale, ku do të përballet me tenistin rus, Daniil Medvedev.