Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, feston ditën e sotme (e mërkurë) ditëlindjen.
Me këtë rast, këngëtari i njohur është befasuar nga banorët e tjerë me një tortë.
Ai mori një urim special edhe nga ish-banori i këtij reality shou, artisti Blero Muharremi.
I njëjti shpërndau një postim në InstaStory, me anë të të cilit thekson se e sheh Blerandon edhe si fitues.
“Urime ditëlindjen. Shihemi së shpejti fitues”, ka shkruar ai.

Blero u largua me vetë-dëshirë nga Big Brother me arsyen për ta ruajtur veten dhe shëndetin e tij mendor.
Këngëtari brenda krijoi një miqësi të mirë me Blerandon, të cilën besohet se do ta ruajnë edhe jashtë.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...