Klubi i basketbollit Prizreni ka njoftuar se basketbollisti i tyre, Arti Hajdari është përfshirë në një aksident trafiku pas ndeshjes me Sigal Prishtinën.
Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, ekipi prizrenas njofton se Hajdari është mirë me shëndet.
Madje, ai aktualisht gjendet në dasmën e kapitenit të Prizrenit, Qëndrim Ajazajt.