Çereku i katërt vendimtar, Vëllaznimi fiton ndaj Istogut - Gazeta Express
string(55) "cereku-i-katert-vendimtar-vellaznimi-fiton-ndaj-istogut"

Sport

Gazeta Express

17/12/2023 21:55

Çereku i katërt vendimtar, Vëllaznimi fiton ndaj Istogut

Sport

Gazeta Express

17/12/2023 21:55

Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e shtatë në këtë edicion, ku ka mundur Istogun me rezultat 82:67 (27:17, 15:24, 16:14, 24:12), në javën e 13-të të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi prej 15 pikësh, 19:4, derisa çerekun e parë e fituan 27:17. Por, kundërpërgjigja e istogasve erdhi menjëherë në periudhën e dytë, ku pjesa e parë përfundoi 42:41.

Perioda e tretë ishte e barabartë, por në dhjetë minutat e fundit, kur u vendos loja, kuqezinjtë ishin më të mirë dhe fituan 82:67.

Te Vëllaznimi u dalluan Burim Zekiqi me 19 pikë, Myreon Jones me 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Jordan Dallas me 11 pikë e 12 kërcime, kurse te Istogu më i miri ishte Tyres Prince me 17 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

Vëllaznimi numëron shtatë fitore e gjashtë humbje, derisa Istogu një fitore e 12 humbje. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement