Rita Ora po vazhdon që të qëndrojë në Kosovë dhe edhe sot ajo ka postuar një set fotografish nga Prishtina
Këngëtarja kosovare, e cila në Kosovë erdhi dhe festoi ditëlindjen e saj bashkë me burrin e saj regjisorin e famshëm Taika Waititi, ka shpërndarë foto nga bora e parë që ra këto ditë në Prishtinë dhe ushqimin tradicional shqiptar.
“Kjo jam unë dhe dita e zakonshme e imja, kthimi në Kosovë dhe të jetuarit me të madhe çdo gjë. Së shpeti një Vlog (video). Po!… 👍🏼”, ka shkruar ajo poshtë këtyre fotografive që i ka postuar në Instagram.
Para një dite ajo ishte parë në njërin nga klubet më të njohura në qytet, Zone Club, ku kishte ndjekur një koncert të këngëtares Dafina Zeqiri, derisa ajo në Prishtinë është takuar edhe me liderët politikë të vendit.
Një ditë pas ardhjes së saj ajo ishte takuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku.
Takime ajo pati edhe me Presidenten Vjosa Osmani si dhe mori çelësin e kryeqytetit nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Pas kësaj, ajo ka shijuar ushqimet tradicionale shqiptare nëpër restorantet e Prishtinës si dhe ka postuar foto nga bora e parë që ra në Prishtinë më 26 nëntor. /GazetaExpress/