Arkivi Publik po zgjerohet nga Fondacioni ‘Lumbardhi’
Arte
Gazeta Express
20/11/2023 15:40
Fondacioni Lumbardhi ka filluar dixhitalizimin e arkivit personal të
Muhamed Shukriut, drejtor dhe themelues i “Entit për Mbrojtjen e
Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore” në Prizren dhe figurë kyçe e
ruajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore dhe institucioneve të saj në
qytet.
Ky koleksion përfshin fotografi nga jeta private dhe profesionale, si dhe
materiale te ndryshme te shkruara si shkresa, dokumente zyrtare, skenarë,
plan-programe, inventarizime dhe korrespondenca, në lidhje me menaxhimin e
trashëgimisë dhe ndër tjera themelimin e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve
Kulturore dhe të Natyrës – Prizren (1967-1981), Kompleksin e Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit, Muzeun Arkelologjik, Muzeun e Elektroekonomisë së Kosoves
“Hidroelektrana”, eksperditën e UNESCO-s dhe projekte tjera të rëndësisë lokale
e kombëtare.
Arkivi Publik është duke u zhvilluar me mbështetje të Ministrisë për
Kulturë, Rinisë dhe Sportit dhe në bashkëpunim me Familjen Shukriu.