A po e prezanton Bora Zemani Big Brother VIP Albania 3? - Gazeta Express
string(54) "a-po-e-prezanton-bora-zemani-big-brother-vip-albania-3"

Yjet

Gazeta Express

13/11/2023 19:49

A po e prezanton Bora Zemani Big Brother VIP Albania 3?

Yjet

Gazeta Express

13/11/2023 19:49

Kohëve të fundit është përfolur vazhdimisht për një krisje të marrëdhënieve në mes të pronarëve të Top Channel dhe moderatorës së më shumë së 10 festivalëve të Big Brother Albania

Bora Zemani mund të jetë prezantuesja e re e Big Brother VIP Albania 3, derisa lajmet për një largim të mundshëm të moderatorës së deritanishme, Arbana Osmani, vetëm sa po rritën.

E një ndër ata që ka filluar të përflitet si moderatore e Big Brother është prezantuesja Bora Zemani.

Zemani, e cila për momentin është duke e prezantuar spektaklin tjetër “Dancing With the Stars” është emri më i lakuar për ta zëvendësuar Arbanën.

Madje, ajo është pyetur nga një gazetar i Top Channel, konkretisht i emisionit “Shqipëria Live” për këtë dhe moderatorja i ka hapur rrugë kësaj gjëje duke thënë se është “publiku” ai që vendos për këtë.

“Thua do më shkonte si mendon ti”, bëri ajo pyetje me analogji për gazetarin, i cili tha se ai po “e pyeste atë”.

“Jo nuk e di, dua dhe unë të di mendimin e të tjerëve tha Bora. E vendos publiku atëherë u dëgjua të thoshte gazetari po ashtu dhe Bora tha duke qeshur e vendos publiku”, ka thënë në fund Bora duke dhënë një përgjigje diplomatike për Shqipëria Live. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement