Luan Rudaj ka mbrojtur sonte titullin e kampionit botëror në sportin e Muay Thai-it (Tai Boks), duke mposhtur kundërshtarin e tij Masoud Raeisi.
Rudaj kishte zgjedhur Malishevën, përkatësisht vendlindjen e tij, për mbrojtur dy tituj të kampionit të botës në këtë sport.
Brezin e artë që jepet për kampionët në këtë lloj të sportit luftarak, Rudajt ia dorëzoi kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili edhe e kishte mbështetur organizmin e këtij meçi.
Rudajt e ka fituar përballjen për më pak se një minutë, duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës.

Paraprakisht, janë zhvilluar edhe disa ndeshje tjera në këtë sport, në kategori të ndryshme, ku morën pjesë sportist nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Italia, ndërsa Raeisi, që është nga Irani, është ndeshur si neutral, për shkak të situatës politike.
Para ndeshjes, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili tha se “sportin do ta përkrahim gjithmonë”, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë sportistëve, shembullin e Rudajt, që ngjarjet e mëdha t’i zhvillojnë në vendlindje”.