Lirohet Enca, pas arrestimit për kultivim të drogës
Rozë
Gazeta Express
14/09/2023 11:40
Gjykata e
Tiranes ka liruar nga qelia Ruensa Haxhian, këngëtaren që njihet nga publiku me
emrin Enca. Asaj iu caktua masa ‘detyrim paraqitje’ për të.
Mbrojtja
pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk
përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.
Ata e konsideruan
arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata, por
prangosja u krye vetëm me iniciativë të OPGJ.
Këngëtarja u
arrestua 3 ditë më parë pasi iu gjetën 5 vazo me kanabis në banesë. Në dëshminë
e saj para grupit hetimor, Enca tha se kanabisin e kishte për përdorim vetjak.
Përveç saj,
Policia shoqëroi në komisariat edhe të dashurin e saj.