Filmi “And the wind weeps” i producentës dhe skenaristes me prejardhje nga Kosova, Aulona Selmani dhe me regji të Lauro Jenni, do ta ketë premierën botërore në edicionin e 70-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian të Spanjës i cili është një festival vjetor i filmit i kategorisë A i mbajtur në qytetin spanjoll të Donostia-San Sebastián, Basque Country.
Filmi prek temën e luftës së fundit në Kosovë dhe traumat që ajo ka shkaktuar. Në të luajnë pesë aktorë nga Kosova.
“And the wind weeps” ndjek historinë e Dautit, një i mbijetuar i një masakre ku iu vra i biri. Për 20 vjet rresht ka lexuar pareshtur një letër në të cilën shkruan se çfarë do të thotë nëse Tribunali i Hagës e thërret ndonjëherë për të dëshmuar për tmerret që ka parë atë ditë. Barra e kujtimeve rëndohet kur merr lajmin se vëllai i tij vdiq nga një sëmundje, duke e bërë Dautin të vetmin të mbijetuar që e kujton ngjarjen.
Festivali i Filmit në San Sebastian do të mbahet nga 22 deri më 30 shtator.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...