Kamenica po bëhet me stadium të atletikës, i pari në Kosovë
Sporte tjera
Gazeta Express
24/08/2023 8:50
Atletët e
talentuar që i ka Kosova, klubet dhe Federata e Atletikës shumë shpejt do ta
kenë stadiumin e tyre modern, i projektuar sipas standardeve për gara
ndërkombëtare.
Marrëveshja
e nënshkruar mes ministrit të Sportit Hajrulla Çeku dhe kryetarit të Komunës së
Kamenicës, Kadri Rahimaj, në një afat optimal do të shndërrohet në realitet të
prekshëm.
Mbi 3
milionë euro të ndara nga MKRS, janë investim direkt në vizionin e përgjithshëm
të atletikës në Kosovë dhe zhvillimin e turizmit sportiv.