Gjyqtari Ajet Rrecaj tregon arsyen pse e diskualifikoi kundërshtarin e Haxhi Krasniqit - Gazeta Express
string(86) "gjyqtari-ajet-rrecaj-tregon-arsyen-pse-e-diskualifikoi-kundershtarin-e-haxhi-krasniqit"

Boks

Gazeta Express

07/08/2023 17:31

Gjyqtari Ajet Rrecaj tregon arsyen pse e diskualifikoi kundërshtarin e Haxhi Krasniqit

Boks

Gazeta Express

07/08/2023 17:31

Gjyqtari kosovar me përvojë mbi 20 vjeçare në sportin e boksit, Ajet Rrecaj i cili ishte kryesor në ballafaqimin Haxhi Krasniqi – Nadjib Mohammedi ka folur për vendimet që mori të shtunën në mbrëmje.

Robin Haxhi Kraniqi fitoi meçin ndaj Mohammedit në ‘Fadil Vokrri’ të shtunën në mbrëmje, pasi Ajet Rrecaj si gjyqtar e diskualifikoi algjerianin pas tri vërejtjeve publike që ia dha.

E vet gjyqtari Rrecaj e ka arsyetuar vendimin e tij.

“Unë jam i obliguar t’ia tërheq vërejtjen që të mos godasë jashtë rregullave, unë ia tërheqa vërejtjen tri herë boksierit algjerian, ai nuk u përmirësu, rregullat janë rregulla, nuk ka rëndësi a je algjerian, a je kampion, apo çka je. Nuk lejoj unë të godasë jashtë rregullave, ai le të thotë çkado. Edhe në futboll ka rregulla, niher ta jep kartonin e verdhë – pastaj ta jep të dytin dhe të largon, a është ashtu?”, tha Rrecaj për Blic.

Advertisement
Advertisement
Advertisement