Në sheshin “Kej” afër Shatërvanit në Prizren, në ambient të bukur veror, qytetarë të këtij qyteti, të ftuar e shumë turistë, kanë qenë pjesë e mbrëmjes kushtuar kampionit Robin Krasniqi.
Në ndalesën e parë, nga seria e shtatë vizitave që do t’ia bëjë qyteteve kryesore në Kosovë, karvani i autobusit të kampionit Robin Krasniqi, është pritur në mënyrë madhështore në Prizren.
Ekspozita me fotografitë, që tregojnë rrugëtimin në jetë e karrierë të Robinit, ka qenë “takimi i parë” me Robinin në këtë event.
Pastaj është vazhduar me shfaqjen e dokumentarit, i cili me një dinamikë të lartë shpërfaq të gjitha zhvillimet në karrierën e kampionit Robin Krasniqi.
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka thënë se përmes këtij organizimi, e mbështesim meçin e 5 gushtit, ku Robin Krasniqi do të jetë protagonist i duelit kryesor, në mbrëmjen e boksit ndërkombëtar.
Drejtori ekzekutiv i këtij eventi, Azem Bujupi, po ashtu ka ritheksuar rëndësinë e duelit që zhvillohet në javën e parë të gushtit.
“Ky organizim ka karakter ndërkombëtar dhe transmetimi i kësaj mbrëmje do të jepet në 150 kanale televizive në mbarë botën” – ka shtuar Bujupi.
Për gjithë vizitorët që janë pjesë e karvanit të Kampionit, në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen që po jepni, për këto 7 ditë sa do të zgjasë karvani, do të keni mundësinë t’i blini biletat për ndeshjen e 5 gushtit me zbritje, e kjo vlen vetëm për blerjet tek autobusi i karvanit.
Muzika e vallëzimet e performuara nga grupe e solistë nga Kosova, e kanë pasuruar këtë mbrëmje.
Ndalesën e radhës, respektivisht sot, karvani i autobusit do ta ketë në Gjakovë. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...