“Si na” – Elvana publikon versionin e plotë të këngës
Muzike
Gazeta Express
14/07/2023 20:20
Elvana Gjata e kishte kënduar këngën “Si na”
në natën kur çifti i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito
kurorëzuan dashurinë e tyre
E pas kurorëzimit, Elvana këndoi këtë këngë
para çiftit, këngë që u bë shumë e dëgjuar për publikun shqiptar.
Tani kjo këngë ka ardhur në version të plotë,
pasi që aty Elvana e këndoi një version më të shkurtër.
Kujtojmë së këtë këngë e ka orkestuar Ghulo, Elvana Gjata, Ero dhe Yll Limani derisa teksti është shkruar nga treshja: Ghulo, Elvana Gjata dhe Yll Limani. /GazetaExpress/