Rrjeti i ri social që po përhapet me shpejtësi, çfarë është Threads dhe si funksionon
AutoTech
Gazeta Express
07/07/2023 21:57
Një rrjet i ri social është duke qarkulluar
në treg, i quajtur Threads. Një krijim i Mark Zuckenberg, i cili synon që të
bëjë për vete të gjithë përdoruesit që u larguan nga Twitter, platformë e
rivalit të tij më të madh Elon Musk.
Kompania Meta e ka lançuar në treg si një
aplikacion komunikimi mesazhesh, por në format është i ngjashëm me Instagramin.
Rrjeti social Threads tashmë është i
disponueshëm në 100 vende të botës, mes tyre edhe në Shqipëri.
Disa VIP-a shqiptarë janë parë teksa në
rrjetet sociale u bëjnë thirrje ndjekësve që tashmë t’i shohin edhe në
llogarinë Threads.
Në Threads mund të publikoni mesazhe deri në
500 karaktere, dukshëm më shumë sesa në Twitter ku maksimalisht gjatësia e
karaktereve të një mesazhi ishte 280. Gjithashtu mund të dërgoni video, foto
etj.
Në përdorim deri më tani edhe kjo platform
komunikimi është shumë e ngjashme me të tjerat, por në vazhdim pritet të sjellë
risi.